Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Britania: Bashkë me Amerikën do ruajmë paqen në Kosovë

Britania: Bashkë me Amerikën do ruajmë paqen në Kosovë

NATO e kontrollon kufirin verior të Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të ndërhyjë atje pa pasur leje nga KFOR-i.

Është fjalimi i parë që do ta mbajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , që kur e u bë kryeministre e Britanisë së Madhe.

Por para republikanëve në Filadelfia, Theresa May do të sjellë edhe zotimin më të madh për Kosovën dhe vendet tjera siguria e të cilave varet nga këto dy-superfuqi partnere dhe nga NATO-ja.

“Britania, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare udhëheqëse e koalicionit po synon ta mposhtë DAESH-in. Ne së bashku jemi pajtuar të dërgojmë 800 trupa në Estoni e Poloni, si prani e NATO-s në Europën Lindore. Ne po e mbrojmë qeverinë afgane nga terrorizmi, dhe ne po e përforcojmë përkushtimin tonë për operacionet paqësore në Kosovë, Sudanin Jugor e Somali”, ka thënë ajo.
Ky zotim vjen pikërisht në kohën kur Kosova gjendet në një fazë provokimesh nga Serbia, derisa në veriun problematik, mund të dërgojë vetëm policinë speciale, e jo edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *