Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Merkel kërkon unitet të BE-së në ballafaqim me Rusinë

Merkel kërkon unitet të BE-së në ballafaqim me Rusinë

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel ka paralajmëruar më 25 nëntor që Bashkimi

Evropian duhet të jetë gati të shtojë sanksionet ndaj Rusisë në rast të përkeqësimit të situatës afër kufirit mes Ukrainës ose

Bjellorusisë e Polonisë.
Ajo kërkoi unitet brenda BE-së dhe kujdes kundrejt Moskës gjatë një takimi në Berlin që pati me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Zyrtarët evropianë e amerikanë akuzojnë Moskën për përkrahje të fushatës ‘hibride’ të Bjellorusisë për të nxitur krizën me migrantë në kufijtë e saj me BE-në dhe paralajmëruan për grumbullimin e trupave ruse afër Ukrainës, ku Rusia vazhdon të përkrahë separatistët në luftën e tyre tetëvjeçare kundër autoriteteve qendrore.
Merkel shtoi se shtensionimi i situatës është gjithmonë opsion i preferuar, por tha se ‘çfarëdo agresioni i mëtutjeshëm kundër sovranitetit të Ukrainës do të ketë çmim të lartë’.
Gjatë takimit me kryeministrin polak, Merkel diskutoi rreth krizës aktuale me migrantë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë të cilët shpresojnë që të arrijnë brenda territorit të BE-së.
Sipas Merkelit, Polonia po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur çfarëdo përshkallëzimi të krizës në kufirin e saj, ku janë grumbulluar mijëra njerëz derisa po ndihmohen nga forcat bjelloruse që të kalojnë kufirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *