Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Kusari – Lila, Deliut: Në Drenicë ka më së shumti dhunime dhe nuk e votuat ligjin për këta persona

Kusari – Lila, Deliut: Në Drenicë ka më së shumti dhunime dhe nuk e votuat ligjin për këta persona

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila i është kundërpërgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila në Kuvend deklaroi se anëtarët e LVV-së në vazhdimësi kanë nxitur përdorim të dhunës.

Deliu në fjalimin e saj në Kuvend tha se është keqinterpretuar deklarata e saj për rastin “Kumanova”, duke fajësuar kështu anëtarët e LVV-së.

E pas deklaratës se Deliut, reagoi Kusari- Lila e cila tha se ka pritur një mohim nga deputetja, e jo të bëjë sërish sulme.

“Nuk është hera e parë që znj. Deliu Kodra e sulmon luftën. Ajo vjen nga rajoni i Drenicës përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në Drenicë dhe në Dukagjin, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale përkundër faktit që sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët”.
“Unë prita një mohim tjetër nga ajo, se ajo tha atë ditë që u shpif. Nuk e mohoi që motra e saj punon në prokurim të Kuvendit në kontrata të mëdha, ajo sot nuk e mohoi se vëllau i saj punon në zyrën e prokurimit të RTK-së, nuk e mohoi që dhëndri i saj është në OSHP. A të gjitha këto në emër të vlerave të luftës? A janë të gjithë pjesëtarë të luftës të punësuar në Kuvend në zyre të prokurimit? A janë të gjithë të punësuar në RTK apo të gjithë kanë qasje në organin e shqyrtimit të prokurimit publik? JO, për arsye se në emër të luftës keni abuzuar, për arsye se në emër të luftës keni ndjell të pavërteta”. /arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *