Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Mehaj kërkon shkarkimin e komandantit të FSK-së: Refuzoi t’i lyejë me ngjyrë të kaltër automjetet që i dhuroi SHBA-ja

Mehaj kërkon shkarkimin e komandantit të FSK-së: Refuzoi t’i lyejë me ngjyrë të kaltër automjetet që i dhuroi SHBA-ja

Pak ditë na ndajnë nga shkarkimi, eventualisht lirimi nga detyra, i komandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Nga burime të mirëinformuara brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, Albanian Post ka arritur të mësojë se procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur para dy muajsh.

Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka refuzuar kategorikisht një kërkesë të tillë, pasi marrëveshja me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon qartësisht që FSK të jetë përdoruesja e fundit e çfarëdo pajisje ushtarake që ka marrë si ndihmë nga Departamenti i Mbrojtjes.

Edhe kërkesa që ministri Mehaj i dërgon Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për t’ia lejuar përdorimin e atyre mjeteve të blinduara në operacionin policor merr përgjigje negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *