Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Burri i kancelares Angela Merkel ka një mesazh për gjermanët

Burri i kancelares Angela Merkel ka një mesazh për gjermanët

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Seanca në Hagë do të filloj në ora 09:30-16:00./arbresh.info/

Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin këshillat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmi”, ka thënë

Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin.

Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.

Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arriturave dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë sigurisht gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.

“Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.

Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vinte bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *