Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Një tragjedi e ndodhur sot (e martë) ku humbën jetën 45 persona teksa po ktheheshin nga Turqia në Maqedoni, ka tronditur të gjithë.

Reagime të shumta për aksidentin tragjik kanë ardhur nga figura e personazhe të njohura në vend, të cilët shprehën ngushëllimet për jetën e humbura.

Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

Një familje që u shua në këtë tragjedi ishin pikërisht të afërm të saj, kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram.

Kryefamiljari që humbi jetën me gruan dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezës së këngëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *