Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës u bë në kohën e duhur

Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës u bë në kohën e duhur

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario është deklaruar rreth ushtrisë së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse stabiliteti i rajonit
Në një intervistë dhënë për mediat serbe, komandanti D’Addario, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën, Rezolutë kjo që sipas D’Addarios ia mundëson KFOR-it që të përkujdeset për sigurinë e popullit në Kosovës. Dhe duke u bazuar në mandatin e KFOR-it, ai ka thënë se ky mision është i gatshëm që të ndërhyjë në Kosovë kurdo që vihet në piëkëpyetje stabiliteti i kësaj zone.

Në këtë intervistë, komandanti Lorenzo D’Addario ka folur edhe për Ushtrië e Kosovës. Sipas tij, vendimi i autoriteteve kosovare për ushtrisë është marrë në kohë e duhur.

“Si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë, unë dua që të vazhdojë përpjekjet e paraardhësit të tim, duke përmbushur mandatin në përputhje me Rezolutën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshme, paqësore dhe multi-etnike për të gjithë qytetarët në Kosovë. Kur mora detyrën e komandantit të 23-të të KFOR-it, ishte nderi më i madh i jetës sime profesionale dhe këtë post e kam kuptuar si një privilegj i madh. Motoja jonë, pra motoja e KFOR-it është “Përkushtim i vazhdueshëm”, dhe arsyeja e kësaj motoje ka qenë për të theksuar përpjekjet e 28 vendeve partnere të NATO-s. Në këtë frymë, motoja jonë i referohet vizionit të përbashkët, qëllimit të përbashkët dhe përqendrimit në të ardhmen e përbashkët”, deklaroi Lorenzo D’Addario

I pyetur në lidhje me themelimin e ushtrisë së Kosovës, Lorenzo D’Addario deklaroi se autoritetet e Kosovës e kanë marrë një vendim të tillë në kohë.

KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë, por unë po i përsëris pikëpamjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se “ Kosova në parim ka nevojë që të vendos për tranzicionni e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por në mënyrë të qartë kemi thënë se ky vendim vjen në kohën e gabuar.

Edhe pse D’Addario u pyet në lidhje me përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për ushtrinë, ai tha se KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike dhe se roli i këtij misioni nuk ndryshon.

“KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike apo punën e qeverive. Sa për KFOR-in, ne nuk kemi ndryshuar rolin tonë. Prania e KFOR-it në Kosovë në përputhje me Rezolutën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të thotë, do të vazhdojë me sigurimin e mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe ne do të jemi të gatshëm për të ndërhyrë sa herë që pyeti stabilitetin e kësaj zone”, deklaroi tutje komandanti D’Addario.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *