Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > E trishtë, vajza dëbon nënën nga shtëpia, 70-vjeçarja mes 4 rrugëve

E trishtë, vajza dëbon nënën nga shtëpia, 70-vjeçarja mes 4 rrugëve

Problem kam me vajzën po më nxjerr nga shtëpia, më la rrugëve tre muaj”.

Kjo është Samaetka Rushiti e cila në moshën 70 vjeçe rrezikon të mbetet rrugëve. Ajo deri tani ka jetuar me të bijën e cila është e pa martuar. Thotë se vajza nuk e do më në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të tensioneve të krijuara si nënë e bijë. Vajza kërkon të jetoj e vetme që kur legalizoi shtëpinë mbi vete.

“Që kur e morri shtëpinë që kur e morri mbi vete, filluan problemet”, rrëfen ajo.

Pasi rasti shkoi në gjykatën e Kërçovës, kjo nënë për disa muaj mbeti rrugëve, derisa gjykata solli vendim që 70-vjeçarja sërish të kthehet në shtëpi, por sërish problemet nuk përfunduan.

“Mbeta 6 muaj rrugëve unë shkoja nëpër shtëpi rrija tek vajzat, nëpër shtëpi ku të gjeja. Gjykata solli vendim që të kthehem në shtëpi, u ktheva por sërish kam problem maltretime, vajza më largon nga shtëpia më kërcënohet”, sqaron Samaetka.

Qendra sociale duke parë që bashkëjetesa e tyre përbente rrezik i ofroi që të sistemohej në një shtëpi pëlqesh, derisa të zgjidheshin problemet që të mos mbetet rrugëve.

“Për këta arsye Samaetka Rushitit i është ofruar nga Qendra Sociale në Kërçovë, që si person i moshuar që është dhe për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve që kanë me vajzën të sistemohet në shtëpinë e pleqve, por ajo refuzon duke thënë se do të jetojë në shtëpinë e saj të cilën e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin”, thanë nga Qendra Sociale Kërçovë.

Konfliktet vazhdojnë ende mes vajzës edhe nënës edhe përkundër vendimit të gjykatës që ajo të kthehet në shtëpi dhe të bashkëjetojnë.

“Bije shi unë rri jashtë, më kërcënon sa të hyjë brenda në korridor”, rrëfen më tej Samaetka.

Rasti disa herë është i paraqitur në polici, herë nga bija e herë nga nënë. Vajza sërish përmes një ankese kërkon që nëna e saj të largohet nga shtëpia na afat prej dy muajsh.

“Për shkak të marrëdhënieve të prishura mes nesh për një periudhë të gjatë dhe në bazë të kërcënimeve që i marr nga ana juaj edhe përskaj disa ankesave në MPB-SPB Kërçovë, kërkoj nga ju që në afat prej dy muaj të largoheni nga shtëpia ime“, thotë vajza.

TV21 kontaktoi vajzën e cila kërkon që të jetojë vetëm e jo më nënën e saj. Ajo tha se kanë probleme që kur ka qenë e vogël. Ajo mohoi akuzat ndaj saj dhe hodhi akuza drejt nënës për ofendime dhe dhunë duke thënë se ajo ka sakrifikuar shumë për këtë familje dhe nuk ju shpërblye mundi, andaj siç tha ajo është koha që nëna e saj të largohet nga shtëpia dhe të vazhdojnë jetën të qetë të dyja.
Kjo nënë ka edhe vajza tjera, të cilat janë të martuara. TV21 i kontaktoi edhe ato, të cilat thonë se asnjëra prej tyre nuk ka kushte për ta strehuar. Shpresa e vetme e tyre është që dikush t’ju dalë në ndihmë për të ndërtuar një shtëpi të vogël për nënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *