Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane.

Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrah nga senatorët amerikanë edhe ideja e tij për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës..
Ata u shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar tutje Mehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *