Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Kosova të ndërrojë emrin”, këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet Daçiqit

Kosova të ndërrojë emrin”, këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet Daçiqit

Tali: Historianët serbë kanë bërë propagandë me fjalët “Kosovë” dhe “Metohi”, pse po heshtin historianët e Kosovës.

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcës, ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Ivica Daçiq, se “Kosova duhet të ndërrojë emrin”.

Daçiq, teksa ka reaguar pas një vendimi që në objektin e Kuvendit të Kosovës të mos shërbehen produkte serbe, ka kërkuar që Kosova të ndërrojë emrin pasi sipas tij, “Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA-së”.

Tali ka thënë se edhe ai është për ndërrimin e emrit të Kosovës. Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se preferon emrin Dardani, pasi fjalët “Kosovë” dhe “Metohi” kanë origjinë greke e jo serbe.
“Unë mbase pajtohem me Daçiqin sa i përket ndërrimit të emrit shtetit tonë. Unë e preferoj emrin Dardani, sepse edhe historikisht ka më shumë kuptim. E sa i përket pohimit të tij se fjala Kosovë është me origjinë serbe, ai dhe si të tillët, e dinë që nuk është ashtu, sepse fjalët Kosovë dhe Metohi kanë origjinë greke”, është shprehur Driton Tali.
Ai ka sqaruar se pse këto dy fjalë kanë origjinën nga greqishtja, duke thënë se kjo gjuhë ishte edhe gjuhë e kishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *