Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Kam komunikuar me zëra që nuk jetonin më”, përlotet Sonila Meço dhe bën rrëfimin e rrallë: Plasa që qari

Kam komunikuar me zëra që nuk jetonin më”, përlotet Sonila Meço dhe bën rrëfimin e rrallë: Plasa që qari

Moderatorja Sonila Meço ka bërë një rrëfim ndryshe për karrierën dhe familjen e saj. Në një intervistë për emisionin “N’kohë”, Meço përshkruan jetën mes profesionit, familjes e deri te çastet e ngarkesës emocionale.

Gazetarja është ndalur te momentet e vështira të karrierës së saj, duke sjellë në vëmendje rastet që i është dashur të ndërpresë transmetimin.

“Më është dashur të bëj shumë transmetime direkte për ngjarje të një niveli emocional të jashtëzakonshëm. Kujtoj ngjarjen e janarit kur është mbytur një anije e improvizuar dhe mua më është dashur të dal në transmetim direkt dhe kam komunikuar me zëra me të cilët nuk jetonin në pas pak minutash pasi kishin folur me mua…Një tjetër rast ku kam plasur së qari dhe jam detyruar të ndërpres transmetimin live me ngjarjen e Gërdecit…E tërmeti ishte një tjetër rast…ishte në kohë reale, e kur më sjellin listën e personave që kishin humbur jetën, midis tyre nënë e bijë, që vajza kishte moshën e time bijë. Kur e lexova, në të gjitha emrat kishte nga një të dhënë, e rasti i të dyjave gjen të përqafuar njëra tjetrën. Është e papërballueshme”, tha Meço.

Me humor, moderatorja është shprehur se ka një arsye që e tundon për tu shkëputur nga emisioni.

“Do që ta shikosh? Eja, më ndiq mua…!

Shife atë atje, ja meqënëse më pyete, urdhëro kjo jam unë. Për këtë do të lija 3 muaj emisionin që të vija çdo ditë këtu…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *