Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > U infiltrua si pedofil, ish-polici rrëfen se si shpëtoi mbi 50 fëmijë nga ‘grabitqarët’ seksualë

U infiltrua si pedofil, ish-polici rrëfen se si shpëtoi mbi 50 fëmijë nga ‘grabitqarët’ seksualë

Një ish-oficer policie ka rrëfyer se si kaloi dy dekada të jetës së tij duke u infiltruar si pedofil.

Ian James dëshmoi dhe duroi disa nga gjërat më të tmerrshme që çdo nëpunësi publik mund t’i kërkohet të shohë dhe arriti të shpëtojë më shumë se 50 fëmijë nga pedofilët.

Gjithashtu ish-polici ka bërë të mundur arrestimin e dhjetra pedofilëve, të cilët u vunë përpara drejtësisë për krimet e tyre seksuale ndaj fëmijëve.

Duke u sjellë si pedofil, ai studioi sjelljen e pedofilëve dhe arriti të fitonte besimin e tyre përgjatë kësaj përvoje të tij, ndërkohë që në të njëjtën kohë ai ishte një baba i devotshëm dhe po përpiqej të rriste fëmijët e tij.

Ai ka shkruar një libër të titulluar “Shpëto një fëmijë”, ku ka rrëfyer gjithë përvojën e tij me rastet e pedofilisë që ka hetuar dhe investiguar.

Ian James tregoi se sa të vështirë e kishte pasur të fitonte besimin e pedofilëve, pasi sipas tij ata ishin shumë dyshues.

“Ata janë shumë të kujdesshëm, ata janë shumë dyshues, ata nuk mendojnë gjithmonë se jeni një oficer policie, ata kanë më shumë gjasa të mendojnë se jeni një gazetar dhe kanë frikë se do të turpërohen publikisht”, tha ish-oficeri i policisë.

James tregoi se ai nuk iu kishte thënë familjarëve të tij për misionin e vërtet që kishte në polici, ndërsa ende vazhdon të përballet me tmerrin e asaj që dëshmoi dhe përjetoi gjatë këtyre viteve.

Ai theksoi gjithashtu se kjo punë refuzohet nga shumë punonjës, të cilët nuk pranojnë të flasin me pedofilët.

Me kalimin e viteve, James arriti të fitojë besimin e pedofilëve, ndërsa njëkohësisht merrej me disa nga materialet më të tmerrshme që mund të imagjinohen nga njeriu.

Ai tha se tani dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin jo vetëm për sigurinë e fëmijëve në një botë ku pedofilia është përhapur masivisht, pasi interneti ua ka lehtësuar ndërveprimin me fëmijët.

“Është një temë që njerëzit nuk duan të informohen, dhe unë nuk dua të lavdëroj atë që kam bërë, doja që njerëzit të kuptojnë vërtet se sa e vështirë është të bësh këtë punë. Është ende e rëndësishme, sidomos në kohët e sotme sepse jemi zhvendosur në këtë botë online. Duhet të jeni të kujdesshëm në internet. Pedofilë nuk ka vetëm në internet, ka kudo, por përmes internetit ata e kanë më të thjeshtë për të ndërvepruar me fëmijët. Ka të ngjarë që fëmijët abuzohen më shumë se kurrë këto kohë”, theksoi ish-oficeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *