Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Polemika pas promovimit të Lea Ypit/ Gazmend Kapllani: “Politikanë të korruptuar, larg librit tim”

Polemika pas promovimit të Lea Ypit/ Gazmend Kapllani: “Politikanë të korruptuar, larg librit tim”

Në takimin e përvitshëm të festës së librit, në panairin e nëntorit, duket se është shndërruar në debat mania e politikanëve për të kapur edhe shkrimtarët e botuar jashtë, njësoj siç kanë vepruar me aktorët e Teatrit Kombëtar apo me këngëtarët e tallavasë.

Nisur nga jehona që mori në rrjetet sociale promovimi si miting politik që iu bë librit “Të Lirë”, të studiueses dhe filozofes me banim në Angli, Lea Ypi, një tjetër shkrimtar, Gazmend Kapllani, pedagog në Çikago, ka reaguar me një status shumë provokativ. Ai në promovimin e romanit të vet, “Faqja e fundit” ka bërë thirrje se asnjë politikan apo ministër nuk do ishte i mirpritur aty.

…anetare te kesaj qeverie si dhe cdo lloj matrapazi qe ka kontribuar qe ky vend te jete me i varfri, me i korruptuari, me i friksuari dhe më i shpopulluari në Europë nuk duam të na “nderojnë” me pranine e tyre. (Diçka e tillë për më shumë dëmton rëndë frymëzimin dhe imagjinaten e një intelektuali dhe krijuesi – e them i bazuar në përvojen vetjake). Na mjaftojnë njerëzit dhe lexuesit e ndershëm që në këtë vend, fatmirësisht, janë shumica” ka shkruar Kapllani. Nuk dihet nëse ka qenë pikërisht kjo qe e ka bërë studiuesin Ardian Vehbiu të shkruajë pikerisht sot ne Facebookun e tij: “Ka ca “libra” që përdoren veç si organe gjenitale të elitave”.

Dy ditë më parë, në një atmosferë të kundërt, në vilën qeveritare shtëpi të Enver Hoxhës, u zhvillua promovimi i librit të Lea Ypit i botuar më parë nga presigjozja “Penguin Books” dhe me kritika shume të mira në shtypin londonez në “The Guardian”, “The Times” apo “Financial Times”.

Lexo me tej:

Vjen në shqip romani “Të lirë” nga Lea Ypi (Analiza e Financial Times)

Ndoshta pikërisht ky sukses ndërkombëtar qe dhe shkaku që qeveria tentoi ta bëjë atë pjesë të lavdisë së rilindjes. Në promovimin e librit të mërkurën nxituan kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. madje aty ra në sy dhe një rivalitet qesharak i Erion Veliajt me kryeministrin se kush do të mbante fjalimin më pikant. Si për ta legjitimuar këtë miting letraro- politik prezen ishin edhe korifenjtë e reformës në drejtësi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ambasadori britanik,Alastair King-Smith dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Blendi Kajsiu: Leximi i pashmangshëm i Lea Ypit

Me dëshirën për të marrë pjesë në një ngjarje letrare për aty u nis edhe studiuesi Fitim Zekthi, e çmonte autoren, punën e saj si studiuese dhe librin e saj. Por përshkrimi që ai i bëri atmosferës që gjeti në ish vilën e Enverit ngjan më shumë me evokimin e filmit “Koncert në vitin ’36”, sesa me një eveniment të këtij shekulli.

“Sa hyra qendrova te dera. Kishte njerëz shumë. Nuk dukej asfare si promovim. Ishte një aktivitet pompoz. Mbushur me politikanë dhe ambasadorë, roje dhe bodiguardë me shumicë në hyrje. Njerëzit në tërësi ishin të veshur si për party. Më e rënda foli per librin kryetari i bashkisë Veliaj. Ishin aty së paku një dyzinë njerëzish të qeverisë dhe qeverisjes që publiku i njeh për armiqësi me studimin, akademizmin, librin dhe i njeh për miqësi me vulgaren, pompozitetin, propaganden. Ika me një shije të keqe, me ndjesinë se këta për tu dukur, për propagandë shkaterrojnë edhe gjërat më të sinqerta, si libri i Leas. Këta nuk kane masë” shkroi ai në Facebook, pas party-t.

Ndoshta reagime si ky, shumë të vlefshëm për një pjesë të shoqërisë që s’do të shërbejë si platformë për promovimin e së keqes, e shtynë edhe shkrimtarin Gazmend Kallpani ti dekurajoja ata të shkojnë në promovimin e romanit të tij.

©Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *