Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Shqiptari lë shtatzanë 19-vjeçaren, i ati i vajzës rrëmben sëpatën dhe i shkon në punë për ta vrarë

Shqiptari lë shtatzanë 19-vjeçaren, i ati i vajzës rrëmben sëpatën dhe i shkon në punë për ta vrarë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në komunën Korridonia në Itali, ku një shtetasi shqiptar i është rrezikuar jeta teksa ndodhej në punë.

Mediat italiane shkruajnë se një 49-vjeçar me origjinë maqedonase, zbuloi se vajza e tij kishte mbetur shtatzanë me një burrë shqiptar, i cili ishte shumë vite më i madh se ajo.

49-vjeçari mori një sëpatë dhe shkoi të gjente shqiptarin, i cili punonte në një kompani këpucësh.

Ai u paraqit para fabrikës së këpucëve me sëpatë në dorë duke kërcënuar se do ta përdorte kundër shqiptarit.

I ndodhur përballë kësaj situate, pronari i fabrikës lajmëroi karabinierët, të cilët bënë të mundur kapjen e maqedonasit, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Policia i sekuestroi babait të 19-vjeçares një sëpatë rreth 70 centimetra të gjatë, të cilën e kishte blerë pak orë më parë. Gjithashtu maqedonasit iu sekuestruan edhe 5 thika të mëdha kuzhine, të cilat u gjetën në shtëpinë e tij.

49-vjeçari akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *