Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Kryetari i PD Librazhd refuzon Foltoren e demokratëve dhe i bashkohet ‘foltores’ së Taulant Ballës

Kryetari i PD Librazhd refuzon Foltoren e demokratëve dhe i bashkohet ‘foltores’ së Taulant Ballës

Një ditë më parë Foltorja e demokratëve ishte në qytetin e Librazhdit ne ndalesën e radhës. Ashtu si në qytetet e tjera ku ka udhëtuar Foltorja, edhe demokratët e qytetarët e Librazhdit ishin të gjithë aty, përveç njërit. Në sy ra mungesa e Kryetarit të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos. Ky i fundit vendosi t’i braktisë demokratët e Librazhdit në mënyrë të pakuptimtë.

Por edhe pse moralisht z. Vreto do të duhej të ishte dje në sallë, teknikisht ai është në të drejtën e tij të bëjë zgjedhjet që gjykon të arsyeshme. Por ka vetëm një konstatim që nuk mund të injorohet.

Si asnjëherë tjetër, pak ditë më parë kryetari i demokratëve të Librazhdit zgjodhi të ishte i pranishëm në “foltoren” e Taulant Ballës në kuadër të Ditës së Çlirimit të Librazhdit nga partizanët komunistë;

ama po i njëjti nuk e gjykoi të arsyeshme të bashkohej me demokratët në Foltoren që po i prin demokratët ne çlirimin e Partisë Demokratike më 11 Dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *