Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Pasaniku “misterioz”, me vilë 962 mijë Euro në Farkë; hotel 2 milionë Euro në Himarë e 4 biznese të hapura 4 vitet e fundit

Pasaniku “misterioz”, me vilë 962 mijë Euro në Farkë; hotel 2 milionë Euro në Himarë e 4 biznese të hapura 4 vitet e fundit

Nga data 5 korrik 2017 e në vazhdim deri sot, në zyrat e tatimeve Vlorë-Tiranë, figuron i regjistruar edhe një biznesmen misterioz me emrin “Mentor Mezini”; pronar 100% i katër aktiviteve tregtare, ku vetëm në njerin prej tyre, ai është dhe administrator.

Misterin për këtë biznemen “hije” të dalë në skenë para afro 4 vitesh e ka krijuar vetë Ministria e Financave; e cila ka lejuar QKB e tatimet, që Mezini të publikojë vetëm logot e 4 firmave, por jo të dhënat personale si shtetas dhe bilancet ekonomike-financiare vjetore.

Madje edhe në tatime, skeda e tij është krejt bosh, ndërkohë që bizneset i ka me status “aktiv”; gjë e cila mund të jetë “harresë” e nëpunësve tatimorë; por nuk besohet që mund të ndodh për të katër firmat. Ja 4 bizneset e tij, që siç thuhet po mbështet ministren Anila Denaj, kandidate në Vlorë:

– Firma “TBC DISTRIBUCION”, me Nipt: L71907020E me qendër të Tiranë; dhe aktivitet: blerje, shitje, shpërndarje pajisjesh elektronike, televizive etj; krijuar më 5 koorrik 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *