Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Çfarë po ndodh? NATO bën lëvizje me armë bërthamore në Europën Lindore (VIDEO)

Çfarë po ndodh? NATO bën lëvizje me armë bërthamore në Europën Lindore (VIDEO)

NATO-ja e ka gati planin rezervë: Në rast se Gjermania nuk pranon që të vendoset në territorin e saj një armë atomike e aleancës, ajo do të transferohet në vendet e tjera europiane.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se ende shpreson që “Gjermania të mbetet pjesë e programit bërthamor të NATO-s”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin e mbrojtjes së Evropës”, tha ai.

Por kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse gjermanët refuzojnë të mbajnë armët bërthamore të NATO-s në territorin e tyre, Stoltenbegr tha se “Alternativat janë marrëveshje të ndryshme dypalëshe”.

“Gjermania, natyrisht, ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron armë bërthamore në territorin e saj apo jo, por më pas do të përfundojmë me vendosjen e këtyre armëve bërthamore në vende të tjera europiane në rajonet lindore”, ka qenë komenti i Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *