Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Arjan Curri nxjerr blof Salianjin: I kam parë 4200 firmat dhe janë në rregull!

Arjan Curri nxjerr blof Salianjin: I kam parë 4200 firmat dhe janë në rregull!

Analisti Arjan Curri nxjerr blof deputetin e Lulzim Bashës, Ervin Salianjin, lidhur me 4200 firmat e dorëzuara në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, analisti dhe pedagogu Curri u shpreh se, ai kishte shkuar te zyra e Palokës dhe kishte parë firmat.

Listat ishin të sakta”, tha Curri.

“Unë i kam parë listat e firmosura nga delegatët. Dhe janë të gjitha në rregull”, u shpreh Arjan Curri.

Çështja nuk është më a i ka firmat Berisha, se kjo nuk diskutohet më. Tani është kush e ka kourimin e 3801 delegatëve (Nga 7600 anëtarë që ka Kuvendi Kombëtar) që duhet të jenë të pranishëm. Duhet parë se kush e ka këtë kuorum. Çështja është se nga do të anojë kjo shumicë”, theksoi Curri.

Ndërsa Salianji insiston se firmat nuk janë dorëzuar në PD, duke mohuar faktin e ekzistencës së 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe vlefshmërinë e tyre.

Sipas tij, Kuvendi Kombëtar i thirrur nga PD është ai i datës 18 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *