Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Veliaj përplaset me gazetarin e Ora News: Unë të fëlliq ty! Material legenësh…

Veliaj përplaset me gazetarin e Ora News: Unë të fëlliq ty! Material legenësh…

Është tashmë e njohur se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk duron kritikat dhe as mediat që nuk i shkojnë avazit të tij.

Të gjitha ekranet e TV transmetuan 2 ditë më parë një aktivitet të tij duke mbjellë pemë me disa ambasadorë të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.

E vëreta është se në aktivitet, Veliaj ka pasur një përplasje të fortë me gazetarin e Ora News që kishte shkuar për ta pyetur për protestën e banorëve të “5 majit”.

Por Veliaj jo vetëm që e ka shmangur, por edhe e ka fyer reporterin Isa Myzyraj që kishte shkuar të bënte detyrën e tij. Më poshtë përplasja dhe video e transmetuar nga RTV Ora.

DEBATI

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

Erion Veliaj: Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin… Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *