Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Vjen reagimi i Grenellit pas konfirmimit të Hovenierit si ambasador i SHBA-së

Vjen reagimi i Grenellit pas konfirmimit të Hovenierit si ambasador i SHBA-së

Diplomati Jefrrey Hovenier është konfirmuar sot Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Pas konfirmimit të tij nga Senati amerikan, ka reaguar ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell e ka uruar Hovenierin për konfirmimin e tij si ambasador, përmes një postimi në Twitter.

“Urime, Jeff”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *