Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Plas Sherri Në Serbi Kundër Muralit Të Ratko Mlladiqit!! Vlojnë Protestat Ndaj Vuciqit I Cili E Mbron Me Xhandarmëri

Plas Sherri Në Serbi Kundër Muralit Të Ratko Mlladiqit!! Vlojnë Protestat Ndaj Vuciqit I Cili E Mbron Me Xhandarmëri

Shumë qytetarë serbë janë mbledhur para një murali të krimineIit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq në Beograd.
Murali tani po mbrohet nga ana e xhandarmërisë serbe, ndërkohë që disa orë më parë u sulmua aktivistja Aida Çoroviq, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e krimineIit Mlladiq.

“Xhandarmëria ia mban grafitin krimineIit të Iuftës dhe nuk na lejon të kalojmë ne qytetarët”, shkruan aktivisti Marko Mihailoviq në Twitter dhe tregon pamjet e policëve serbë që janë mbledhur aty.

Shumë aktivistë janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë për të protestuar ndaj arrestimit të Aida Çoroviq.

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ishte dëshmitar i sulmit ndaj aktivistes Aida Çoroviq, pasi ajo hodhi vezë mbi një mural me imazhin e kriminelit serb, Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u arrestua nga policisë me rroba civile, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

“I gjithë shteti i Serbisë, me fuqinë e tij, e ka sulmuar një grua në moshë, gjë që është anormale, dhe unë thjesht u përpoqa ta mbroj atë nga ata”, tha Arsenijeviq.

Shpresë për të ardhmen

Protestat ndaj muralit të kriminelit Ratko Mlladiq po shihen si shpresëdhënëse nga ana e ekspertit të sigurisë njëherit ish-zyrtarit të NATO-s, Robert Pszczel.

Ai ka thënë në Twitter se nderimi i kriminelëve të Iuftës nuk do i bëjë mirë Serbisë në rrugën drejt një të ardhme më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *