Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Lutë: Ka perënduar koha jote në LDK, shko në PDK

Lutë: Ka perënduar koha jote në LDK, shko në PDK

Gjilani, i njohur si bastion i LDK-së, tanimë i ka dhënë biletën Vetëvendosjes për të ecur së bashku në mandatin katër vjeçar.

Është Alban Hyseni, kryetari i ri i Gjilanit. Pak kush e kishte menduar se kjo gjë do të ndodhte, por jo edhe mua, gjë të cilën e kam bërë publike qysh me 12 tetor me postimin tim se Gjilani do të jetë me kryetar të ri, Alban Hysenin.

Besoj se arsyet janë të shumta, kryesoret janë këto: Flirtimi i vazhdueshëm i Lutfi Hazirirt me PDK, mbajta zhagut e idesë së Thaçit për ndarje, ka koston e vet të cilën ia faturuan qytetarët. Luta, është njëri ndër tre njerëzit përgjegjës në LDK për flirtimet e saja me PDK, koalicionet me të jashtë dëshirave të anëtarësisë së LDK-së.

Për këtë gjë edhe e ndëshkuan me 14 nëntor. Tjetër arsye ka të bëjë me keq menaxhimin e komunës. Luta, për katër mandate kryetar i Gjilanit nuk ka arritur të dëshmojë qeverisje të mirë. Pavarësisht se nuk kishte bërë asgjë, vetvetiu pushteti e konsumoi Lutën, dukej si relikt i një mendësie të cilën qytetarët e Kosovës e ndëshkuan me 14 shkurt.

Me humbjen në Gjilan, Luta tanimë duket se ka “vdekur” politikisht, nuk ka peshë politike më as në LDK. Pavarësisht se është në nënkryetar i saj Luta, s`ka më peshë fjala e tij. Këtë gjë duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i LDK-së, të zëvendësojë Lutën me Pëprarim Ramën, i cili fitoi Prishtinën.

Është jo etike të mbetet Luta nënkryetar i LDK-së, Përpaim Rama mos të jetë as në kryesi. Brenda partive ekzistojnë rregulla, edhe të pashkruara, ai që fiton avancohet, ai që humb largohet, ndryshe nuk mund të ecet tutje. S`ka të bëjë kjo me individë, me parimin për të cilin LDK të ndjek nëse mëton të ëcë tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *