Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Dejan Luçiç:”Shteti shqiptar lehtësisht shkatërrohet nëse do shërbimi serb”

Dejan Luçiç:”Shteti shqiptar lehtësisht shkatërrohet nëse do shërbimi serb”

Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman… Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe… Nëntoka serbe, me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri”.

Autori i këtyre deklaratave quhet Dejan Luçiç dhe është një personazh jo pak i njohur në Serbi.

Luçiç fton hapur shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë ndër shqiptarët duke i përçarë ata në vija fetare dhe fisnore.

“Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarëve në Shqipëri u tretet ëndrra për ‘Shqipërinë e Madhe. Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja…, luftë fisnore mes shqiptarëve.
Në fillim ka qenë anëtar i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO) të Vuk Drashkoviçit. Një krenari të veçantë shpreh për origjinën e familjes së tij, duke thënë se është një pasardhës i Jelena Markoviçit, anarkistja e famshme e cila në 11 tetor 1882 në Kishën Katedrale në Beograd qëlloi pa sukses mbi Mbretin Millan Obrenoviç”.

///

Kuptimi i fjalës dokument
dokumént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. shkresë zyrtare që dëshmon ose që vërteton diçka; akt i shkruar me ato që janë thënë e që janë vendosur në një mbledhje, në një gjyq etj.; shënim i mbajtur sipas rregullave të caktuara; diçka e shkruar a e vizatuar, që ka vlerë si dëshmi historike: dokument i rëndësishëm (sekret); dokumente arkivore.
2. librezë ose fletë e posaçme që i jepet dikujt nga organet shtetërore a nga një organizatë për të vërtetuar anëtarësinë ose kush është ai: i pajisur me dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *