Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Berani: Lulzim Ademi iu priu forcave serbe me 20 maj të vitit 1999, atë ditë u vranë 6 shqiptarë dhe u dogjën 141 shtëpi

Berani: Lulzim Ademi iu priu forcave serbe me 20 maj të vitit 1999, atë ditë u vranë 6 shqiptarë dhe u dogjën 141 shtëpi

Ka lindur si shqiptar, por Lulzim Ademi me mburrje tregon për një televizion serb se ka shërbyer për Policinë e Serbisë.

Në atë periudhë të errët polici i njohur si Luli, e tash si Drazha po shërbente në Rajonin e Mitrovicës, raporton RTV Dukagjini.

Në këtë intervistë për këtë televizion të Serbisë, Ademi thotë se gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë.

Banorët e fshatit Broboniq nuk duan shumë të flasin për Lulzim Ademin, por prapa kamerave shumë prej tyre mendojnë se ai ka qenë pjesëmarrës në shumë krime që janë kryer në Rajonin e Mitrovicës.

Halit Barani, aktivist për të drejtat e njeriut thotë se Lulzim Ademi pos para luftës edhe gjatë saj ka qenë bashkëpunëtorë me policinë serbe.

“Me datën 20 maj të vitit 1999 iu ka pri forcave ushtarake, policore, paraushtarake dhe civilëve serb të armatosur kur janë djegur fshati Koprivë dhe Broboniq. Atë ditë janë djegur gjithsejtë 141 shtëpi dhe janë vrarë gjashtë shqiptarë”, tha Berani, përcjell Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *