Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Korrupsioni në sektorin e mbrojtjes rrezikon t’i shuaj shpresat për ushtri

Korrupsioni në sektorin e mbrojtjes rrezikon t’i shuaj shpresat për ushtri

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në konferencë për media, ka prezantuar rezultatet e e Raportit të Transparency International në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, me titull “ Progresi i (pa)arritur – Ekstrakti për Kosovën,

Nga përmbajtja e raportit përkatës, shohim se raporti është i publikuar në Nëntor 2020, pra përmban rezultatet e burimeve të hulumtuara të periudhës 2018-2020.
Mirëpo, në konferencë prezantuesja nuk theksoi periudhën kohore që përfshinë raporti përkatës

për çka lë të nënkuptohet se përfshinë edhe periudhën e deritashme, pra edhe vitin 2021.
Andaj, si institucion reagojmë ndaj kësaj qasje që lë hapësirë të paragjykimit nga ana e publikut edhe për performancën e Kabinetit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa kurrfarë baze, lëndon seriozisht integritetin tonë institucional para qytetarëve.
Duke pasur parasysh mundësinë e natyrshme të lëshimit të paqëllimshëm, ne kemi kërkuar me shkrim nga autoritetet e KDI-së, sqarimin për publikun dhe mediat lidhur me datën e publikimit dhe periudhën që përfshin raporti përkatës.

Meqë nga ana e KDI-së mungoi një gatishmëri e tillë, Ministria e Mbrojtjes, këtë qasje nga KDI e vlerëson si qasje e qëllimshme dhe tendencioze, si dhe do të inicoj përgjegjësi ligjore institucionale.
Një ndër qëllimet kryesore strategjike të Ministrit Mehaj është fuqizimi i qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit institucional me forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.
Gjithashtu një ndër parimet kryesore të punës në Ministrinë e Mbrojtjes, që është top-prioritet nga Kabineti Mehaj është forcimi i mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies institucionale para shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave, dhe mbi të gjitha para qytetarëve të vendit, krahas mekanizmave e autoriteteve zyrtare vendore, partnere e ndërkombëtare.
Prandaj, ne jemi të hapur maksimalisht në çdo kohë dhe rrethanë, për secilin çështje nga ana e palëve të interesuara, por duke mos heshtur ndaj të pavërtetave që dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin tonë para qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *