Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Dikur ëndërr, sot realitet Ushtria e Kosovës pjesë e garës më të madhe ushtarake në botë

Dikur ëndërr, sot realitet Ushtria e Kosovës pjesë e garës më të madhe ushtarake në botë

Ushtarakët e Kosovës dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në njërën nga garat më të mëdha ushtarake në botë “Cambrian Patrol 21”
Gara “Cambrian Patrol “ që organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar

është një garë shumë sfidues dhe prestigjioze ushtarake ku marrin pjesë ekipe të ushtrive nga mbarë bota ,në këtë garë testohen të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit modern, ku rol të rëndësishëm luajnë aftësitë e udhëheqjes, vendosmëria dhe niveli i qëndrueshmërisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me një ekip, që është përgatitur dhe trajnuar mirë.

Për t`ju dëshiruar sukses në garë pjesëtarët i ka takuar Zëvendës Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, ku shprehu bindjen e tij se ju do të ktheheni me një fitore nga ky aktivitet nëse të gjithë punoni bashkë dhe jeni një ekip me plot motiv të përkushtuar prandaj presim nga ju edhe rezultate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *