Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Pallati në Tiranë i përfshirë në flakë, momenti kur zjarrfikësit largojnë nga rreziku fëmijën e mitur

Pallati në Tiranë i përfshirë në flakë, momenti kur zjarrfikësit largojnë nga rreziku fëmijën e mitur

Ky është momenti kur një prej zjarrfikësve shpëton nga flakët e tymi një fëmijë të mitur në Tiranë.

Zjarri përfshoi katin e dytë të një pallati në rrugën “Fadil Deliu” në zonën e Freskut në kryeqytet. Të gjithë banorët e pallatit dolën nga shtëpitë, ndërsa zjarrfikësit vijuan luftën kundër flakëve.

Fëmija është transportuar drejt ambulancës, ndërsa të tjerë banorë janë evakuuar prej rrezikut, përfshi këtu edhe disa të moshuar.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka sjellë shpërthimin e flakëve në katin e dytë të pallatit. Zjarrfikësit dyshojnë se një bombul gazi mund të ketë sjellë zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *