Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Ushtria-ja do te merr pjes ne Garën Ushtarake Nderkombatare

Ushtria-ja do te merr pjes ne Garën Ushtarake Nderkombatare

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Ai në një postim në Facebook shkruan se derisa janë duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të merr pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare – “Skuadra më e mirë 2021”.

Lexoni të plotë postimin:

“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.

Kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që ne të konfirmojmë shkathtësitë tona dhe të promovojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprueshmëri me kolegët nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Forca djem dhe vasha tona!

Kemi besimin maksimal në ju!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *