Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Sakrifica e fundit e babait, mbështjell të bijën teksa avioni rrëzohet… 11 vjeçarja shpëton mrekullisht

Sakrifica e fundit e babait, mbështjell të bijën teksa avioni rrëzohet… 11 vjeçarja shpëton mrekullisht

Një 11 vjeçare ka arritur t’i shpëtojë rrëzimit të një avioni të vogël, ndërsa të gjithë pasagjerët e tjerë gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes. Ngjarja ndodhi në SHBA, ndërsa e mitura e identifikuar si Lanej mori plagë serioze dhe u shtrua menjëherë në spital.

Avioni i vogël u nis nga Miçigan dhe u përplas 15 minuta më vonë në ishullin Bivër. Si pasojë e përplasjes gjetën vdekjen 4 vetë, 3 pasagjerë dhe piloti. Mes viktimave ishte dhe babai i 11 vjeçares, Majku.

Kristina, nëna e 11 vjeçares, tregoi për abc news, se kujtimi i fundit që kishte patur e bija ishte momenti kur babai i saj e kishte marrë dhe mbështjellë në trupin e tij.

“Neve na është thyer zemra për humbjen e tim shoqi… ai mbështolli me trupin e tij vajzën. Lutjet tona janë po ashtu dhe me shpirtrat e tjerë që i humbëm në aksident”

Ndërkohë 11 vjeçarja mrekullisht kishte qenë e ndërgjegjshme në momentin kur kanë ardhur zjarrfikësit, policia e ndihma e shpejtë. Ajo ka mundur t’u tregojë këtyre të fundit emrin e nënës dhe numrin e saj të celularit.

11 vjeçarja kishte thyer një sërë kockash, por mrekullisht, do të mund të shërohet nga të gjitha lëndimet e marra pasi jeta nuk i rrezikohet.

Babai i të miturës punonte si agjent shitjesh dhe veprimi i fundit që bëri, me gjasa i shpëtoi jetën 11 vjeçares.

I prekur thellë nga kjo tragjedi, komuniteti arriti të mbledhë në donacione një shumë prej 53 mijë dollarësh për të ndihmuar familjen e vajzës 11 vjeçare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *