Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Migjen Kelmendi I PDK “E Tepron” Me Ofendimet Ndaj Albin Kurtit: “Ec prej shpije, po ku e ka shpinë ky njeri?”

Migjen Kelmendi I PDK “E Tepron” Me Ofendimet Ndaj Albin Kurtit: “Ec prej shpije, po ku e ka shpinë ky njeri?”

Publicisti Migjen Kelmendi, ka reaguar pas rezultatit të dobët për Lëvizjen Vetëvendosje, pas shpalljes së rezultateve të komunave që shkuan në balotazh.

Kelmendi iu është drejtuar votuesve të Kurtit, duke thënë se ata me besimin dhe votën e tyre e ndihmuan atë ‘’të zhveshet në tërë paaftësinë, mediokritetetin, rimat, ligësinë dhe hipokrizinë e tij.’’

Tutje Kelmendi shkroi se Kurti nuk la gjë pa bërë për të fituar, që nga aksionet me Njësi Speciale, deri te thyerja e heshtjes zgjedhore.

‘’ Po them, e kam ma shume me votuesit e derisotem, qe rane ne test inteligjence dhe lejuen me u ba viktima te keqleximeve dhe keqinterpretimeve te tij te ketyne 20 vjeteve te fundit, dhe na e instaluen ne krye te qeverise nji – “lazni car”’’, shkroi Kelmendi ndër të tjera.

Kurse për Kurtin ai tha se e ka një porosi ‘’ec prej shpije.’’

Postimi i plotë:
ALBIN KURTI – EC P’EJ SHPIJE!

Kesaj here nuk e kam shume me Kurtin, po me votuesit e tij qe, me adhurimin e tyne, me besimin dhe voten e tyne, e ndihmuen ate me na u cullakue ne tane paaftesine, mediokritetin, rimat, ligesine dhe hipokrizine e tij.

Edhe pse s’la gja pa ba per me fitue, ju kujtoj ate loje e avanture me Forcat tona Speciale ne veri, mandej tue zavendesue portretet e kandidateve te tij me ate portret te tijin prej Mr. Bean, tue e thy heshtjen zgjedhore dhe me xhipa e truproje tuj ba presion ne votuesit….votuesi kesaj here votoi – kunder tij.

Po them, e kam ma shume me votuesit e derisotem, qe rane ne test inteligjence dhe lejuen me u ba viktima te keqleximeve dhe keqinterpretimeve te tij te ketyne 20 vjeteve te fundit, dhe na e instaluen ne krye te qeverise nji – “lazni car”.

E kam me ata qe i quejme “bivsa Jugoslavija”, ish nomenklatura e KSAK, te cilet edhe kur shembej Jugosllavija, ata e mbajshin ngat zemre librezen e partise komuniste dhe e lutshin Zotin mos me ra;

e kam me gjeneraten e re e cila angazhohen per mjedisin, i mbrojne te drejtat e LGBT, i ushqejne qente endacak, ju flasin femive anglisht, por s’e kane sensin as intelegjencen me diktue personazhin ma te rreme dhe politikanin ma karikaturesk ne historine e shkurte te Kosoves; e kam me Organizatat JOqeveritare te cilat ne vend se me e permbush misionin dhe me qene ëatch dogs te qeverise dhe me i kerkue llogaridhanie, ato marrin rolin e avokateve te qeverise dhe bahen vullnetarisht “pats” te qeverise; e kam me ata qe ja lejojne vetes mos me mendue, po me e lane Albini me lue e mendue per ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *