Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Basha nuk ka qenë vetja”/ Sula: Ka kohë për fitoren e tij, do të rrjedhë ujë! Paloka: O Dasho, se bëhemi qesharakë!

Basha nuk ka qenë vetja”/ Sula: Ka kohë për fitoren e tij, do të rrjedhë ujë! Paloka: O Dasho, se bëhemi qesharakë!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Dashnor Sula.

Deputeti Sula, u shfaq më optimist lidhur me të ardhmen e Lulzim Bashës, duke deklaruar se deri tani ai “nuk ka qenë vetja” por “ka kohë për fitoren e Bashës”, ngjashëm me deklaratën e kreut të PD, se l”ufta sapo ka filluar!”.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Përse e mbështesni Bashën, që ka humbur katër herë, dhe premton të humbë edhe 400 herë po të jetojë…

Dashnor Sula: Unë të mos hiqem si pro amerikan ekstrem, por e kam thënë edhe Bashës, nëse ti del non-grata, unë nuk do të jem edhe me ty. E kam bindje që PD, ka nevojë… Konflikti që ka filluar nga 2019, që nuk është faji vetëm i Bashës, se nuk i dogji vetëm ai mandatet.

Ylli Rakipi: Sali Berisha e ka mbajtur në pushtet PD-në, gjysmën e kohës, edhe pse ky është popull i majtë.

Dashnor Sula: Në 2009 nuk kemi fituar se ishim me mandatin e Dritan Priftit…

Ylli Rakipi:Po çfarë thua kështu? Unë po të bëj pyetje shumë të thjeshtë. Mund të më shpjegosh, përse je me një njeri që ka humbur katër herë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *