Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Humbi jetën nga COVID-19! Mësuesja nga Elbasani kishte bërë dy dozat e vaksinës, kishte kaluar edhe virusin

Humbi jetën nga COVID-19! Mësuesja nga Elbasani kishte bërë dy dozat e vaksinës, kishte kaluar edhe virusin

Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi, njoftoi se një mësuese nga Elbasani, vetëm 40 vjeç kishte ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Gjithashtu ministrja bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen, pasi virusi është ende prezent.

Së fundmi, faxnews mëson se mësuesja e shkollës “Zëra Jete” ishte e vaksinuar me të dyja dozat, dhe para vaksinës kishte kaluar edhe virusin. Mirëpo, pak ditë më parë, ajo kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe i ishte nënshtruar një testi të shpejtë, ku fatkeqësisht kishte rezultuar pozitiv. Menjëherë mësuesja u nis drejt Tiranës dhe pak ditë më vonë humbi jetën.

Më poshtë gjeni postimin e ministres Kushi:
Të dashur miq,

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *