Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Idrizi: Nëse Greqia Kërkon Detin Shqiptar, Ne Do Kërkojmë Çamërinë Dhe Heqjen E Ligjit Të Luftës

Idrizi: Nëse Greqia Kërkon Detin Shqiptar, Ne Do Kërkojmë Çamërinë Dhe Heqjen E Ligjit Të Luftës

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i ka shprehur presidentit Ilir Meta shqetësimin për çështjen e detit me Greqinë pas deklaratës nga qeveria greke se do zgjerohet me 12 milje. Ai tha se kjo është deklaratë e pakuptimtë për sa kohë që kufijtë mes dy vendeve janë të vendosura.

Idrizi u shpreh pas takimit me kreun e shtetit se i ka kërkuar këtij të fundit se diskutimet me Greqinë duhet të nisin me heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve dhe territorin e Çamërisë.

Sipas tij kryeministri Edi Rama përgjatë ditëve të fundit është tërhequr nga deklaratat e tij të pakuptimta, pasi ka kuptuar se Greqia nuk mund të zgjerohet nëse nuk ka dakordësinë e Shqipërisë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Është një krizë e thellë e cila është thelluar më shumë pre tërmetit pandemisë dhe keqqeverisjes. Shpreha shqetësimin për deklarimin e kryeministrit të Greqisë për zgjerim në drejtim të Shqipërisë. I gjithë opinioni publik është i shqetësuar sepse ata thanë që e kanë informuar kryeministrin shqiptar. Ndërsa ky i fundit thotë se Greqia ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

Ky nuk është rast i Shqipërisë. Neni 15 i Konventës për detit kjo bëhet vetëm kur e lejon gjeografia. i Shpreha shqetësimin presidentit të Republikës sepse në këtë marrëveshje, dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen duke cenuar zonën ekonomike të vendit tonë. Rama në ditët e fundit ka bërë një tërheqje dhe ka lexuar edhe vetë këtë pikë e cila thotë se aty ku nuk e lejon gjeografia një shtet nuk mund ta shpallë në mënyrë të njëanshme. Qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë më devizën e Greqisë dhe Serbisë që çfarë është e tyre është e tyre dhe çfarë është e jona është e diskutueshme.

Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar që nga viti 1913 dhe delimitimi i kufijve detarë dhe tokësorë është bërë me komision ndërkombëtar në vitin 1926. Nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë. Nëse Greqia do të hapë çështjen e kufijve ne do kërkojmë territorin tonë. I bëra të qartë Metës se bisedimet duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës dhe zgjidhja e çështjes çame.

PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, u shpreh Idrizi./m.v.abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *