Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > U vra sot në Tiranë/ Kush është Armando Dumani, pjesë e bandës që u kthye në “makthin” e bankave

U vra sot në Tiranë/ Kush është Armando Dumani, pjesë e bandës që u kthye në “makthin” e bankave

U vra sot në Tiranë/ Kush është Armando Dumani, pjesë e bandës që u kthye në “makthin” e bankave

Armando Dumani 26-vjeç, është personi tjetër që mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë. Ai ishte pasagjer në automjetin luksoz tip “Audi A8” që drejtohej nga Erigers Mihasi.

Autori/ët kanë qëlluar me breshëri kallshnikovi, ku të pakt 8 prej tyre kanë goditur automjetin. Burime për mediat bëjnë me dije se Dumani, me origjinë nga Vlora, ishte mik i ngushtë me Erigers Mihasin. Ndërsa ky i fundit mik me Ervis Martinajn.

Mësohet se në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Në atë kohë ai bashkë me bandën e tij ishte kthyer në “makthin” e bankave. Ishte ndërhyrja e policisë që bëri të mundur shkatërrimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *