Saturday, November 27, 2021
Home > Women Nutrition > Mediat amerikane, kuptojnë lojën e Grenellit pas vizitës në Kosovës”

Mediat amerikane, kuptojnë lojën e Grenellit pas vizitës në Kosovës”

Administrata e Joe Biden e përkrah haptazi marrëveshjen ekonomike të arritur nga Trump në mes të Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Richard Grenell – ish i dërguar i Trump-it për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë – në një cicërim në Twitter duke iu përgjigjur gazetarit të Vice, Mitchell Prothero, i cili ka publikuar një artikull ku flet për “diplomacinë nën hije” që po aplikon Trump.

“Tentimi për diplomaci nën hije që po bën Trump në Ballkan mund të çojë në njerëz të vrarë”, shkruan Prothero.

“Trump mendon se është mbret në ekzil dhe po provon të bëjë politikën e tij të jashtme në Ballkan”.

Por, jo vetëm Vice, shumë media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë quajtur të rrezikshme, siç shkruajnë, “lojën e Trump-it me diplomaci nën hije”.

Edhe televizioni nacional amerikan MSNBC e ka kritikuar në një emision këtë vizitë të Grenell.

Sipas gazetarit të politikës në New York Times, Nicholas Confessore, ish-presidenti po bën gabim që tenton të bëjë një diplomaci paralele me atë zyrtare të SHBA-ve.

Gjithashtu, kritik është treguar edhe Basil Smikle Jr, profesor i Shkencave Politike dhe drejtor në Programin për Politika Publike në Institutin “Roosevelt House”.

Grenell ishte për vizitë në Ballkan dhe për dy ditë qëndroi edhe në Kosovë.

Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij, Shtëpia e Bardhë lëshoi një komunikatë për media, meqë Trump tha se është ai që ka dërguar ish-ambasadorin në këtë rajon.

“Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘Ambasadorë të dërguar’ që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”, thuhej në reagimin e Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *