Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Flet gruaja e mjekut grek: Ajo grua është shumë e rrezikshme, i vuri p istoletën në kokë fëmijës së saj

Flet gruaja e mjekut grek: Ajo grua është shumë e rrezikshme, i vuri p istoletën në kokë fëmijës së saj

Bashkëshortja e mjekut grek Jorgo Neos, i cili u p lagos një ditë më parë nga ish-partnerja shqiptare Klodiana Çela, ka treguar për mediat greke se përgjatë gjithë kësaj kohe kishte jetuar me frikë.

Ajo ndodhej në Zvicër në momentin kur ndodhi ngjarja. Duke folur për gazetarët në Chalandri ajo ka theksuar se ajo dhe i shoqi i trembeshin kësaj situate.

“Ajo grua është një psikopatë. Ishte shumë e rrezikshme. Gjykata kishte aq shumë prova ndaj saj por nuk na mbështetën. Ajo nuk lejohej të kishte kontakt me fëmijën e saj. Burri im ka kryer dy operacione deri më tani dhe është në gjendje kritike për jetën”, tha ajo në gjendje mjaft të tronditur. “Ajo i vuri pistoletën në kokë fëmijës së saj disa vite më parë”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar se pasi e kishte rrëmbyer nga shtëpia ishte nisur për në Patra.

49-vjeçarja shqiptare besonte te karta “Tarot”, pasi në momentin e arrestimit në makinën e saj, përveç tre thikave u gjetën karta “Tarot” dhe një broshurë e vogël me titull “Sekretet e autorit. Broshura kishte shënime të shkruara me dorë. Në faqen e saj të parë shkruhej “Arti i hamendjes së tarotit zbulon Arkanën e Madhe me hapjen e kryqit tradicional. Merrni përgjigjet që kërkoni në dashuri, karrierë dhe financa”.

Policia tashmë është në kërkim të personit që i dha 49-vjeçares shqiptare armën me të cilët ajo qëlloi ish-partnerin grek, 68-vjeçar me profesion okulist. Shqiptarja duket se ishte e fiksuar me të dhe të shoqen angleze. Ajo kishte shpërndarë në rrjetin e saj social Facebook bisedat personale që shkëmbente me mjekun në lidhje me kujdesin e vajzës së tyre 13-vjeçare.

49-vjeçarja pretendon se ka rënë viktimë e abuzimit nga çifti, të cilët kishin edhe kujdestarinë e vajzës që ajo kishte pasur nga lidhja e shkurtër me mjekun grek. Ajo nuk e pranoi asnjëherë vendimin e drejtësisë për të voglën e tyre në favor të babait të saj. 13-vjeçarja po monitorohet nga psikologët, pasi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej bashkë me të atin dhe pa të gjithë skenën. m.v/Abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *