Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Do më keni në ndërgjegjje”, del video e fundit e Adelina Sejdinit para se të hidhej nga ura

Do më keni në ndërgjegjje”, del video e fundit e Adelina Sejdinit para se të hidhej nga ura

Mediat italiane kanë shkruar gjatë dy ditët e fundit për Adelina Sejdinin, shqiptaren e cila i dha fund jetës së saj më 8 nëntor duke u hedhur nga një urë në Itali.

Sot është publikuar video e fundit e saj, ku thotë se doi japë fund jetës pasi u dëbua nga Roma për një vit,në menyrë që sipas saj të mos vuajnë Adelinat e tjera.

Unë do vde s se do vd es nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, tju vijë turp. Vd ekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.

“Në Romë më kanë trajtuar si kri minele e më thanë se nëse nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë” thotë ajo.

“Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, – thotë ajo – e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias, është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ ka me ndodhi mua… t’ju vij turp. Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele.” thotë ajo në video.

Gruaja, e cila dikur ishte rrëmbyer në Durrës, ka treguar më herët se u rrëmbye në 1996 në Durrës dhe u fut në një tunel. Më pas sipas rrëfimit 10 persona abuz uan me të, i prenë mishin dhe i hodhën kripë në plagë.

E megjithë këtë ajo kishte arritur të hidhej nga kati i dytë i ndërtesës ku e mbanin, dhe shkoi tek policia e Shijakut, e cila e shiti sërish tek tra fikantët në këmbim të shumave të majme.

Më pas Adelina në atë kohë shumë e re, u dërgua me gomone në Itali. Ajo arriti sërish të shpëtonte duke bashkëpunuar me karabinierët dhe denoncoi rrjetin ku u arrestuan më shumë se 40 persona.

Por edhe pse i premtuan siguri dhe mbrojtje në gjithë këto vite ajo nuk arriti të merrte as nënshtetësinë italiane, pasi shtetit shqiptar nuk donte t’i dëgjonte as emrin.

Adelina ka rrëfyer në një emision të disa viteve më parë shenjat se si ia kishin shuar cigaret ne gjoks.

Ajo i kërkoi prindërit në emisionin “Pa gjurmë” duke u kërkuar ta pranonin pasi ajo ishte vajza e tyre por 47 vjeçarja nuk u pranua kurrë nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *