Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Kryeministri Kurti për Dua Lipën: Jeni diplomatja më e mirë e Kosovës

Kryeministri Kurti për Dua Lipën: Jeni diplomatja më e mirë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim falënderues mbi këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, shkruan KultPlus.

E shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati një fjalim të veçantë, Lipa u nderua me një çmim tjetër ndërkombëtar.

Ky çmim ka të bëjë me individët shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

Promovimin e Kosovës e bëri në një mënyrë dinjitoze që u vlerësua edhe nga Kurti.

Ky i fundit shkroi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, duke thënë se Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja më e famshme në botë, ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

“Urime për çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenarë për ju”, shkroi ai.

Dua Lipa fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke treguar dashurinë për atdheun e saj./KultPlus.com
https://twitter.com/albinkurti?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1458867313231470597%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kultplus.com%2Flajme%2Fkryeministri-kurti-per-dua-lipen-jeni-diplomatja-me-e-mire-e-kosoves%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *