Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Paloka numëron me gazetarët firmat e delegatëve, përjashton veten si firmëtar

Paloka numëron me gazetarët firmat e delegatëve, përjashton veten si firmëtar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, në një dalje për mediat nga selia blu, ka treguar formularët dhe firmat e 4200 anëtarëve të PD që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Aktualisht kamerat ndodhen në zyren e kreu të këshillit të PD, Edi Paloka. Paloka ka ritheksuar edhe njëherë që firmat do të verifikohen nga një Komision i Posaçëm i zgjedhur ditën e mbledhjes se Kuvendit teksa nënvizoi që të dhënat e delegatëve nuk do të publikohen.

“Në zyrën time kanë ardhur 4200 formularë. Qëllimi sot është që të ulen me durim dhe ti numërojnë një për një këta formularë dhe kamerave do t’ ju kërkoja që të dhënat personale dhe ato që më është kërkuar për të ruajtur fshehtësinë është kërkesë e firmëtarëve. Në këto formularë rikonfirmoj janë 4200 formularë. Kanë ardhur dhe të tjerë. Janë formularë të plotësuar nga delegatët e Kuvendit të PD dhe janë nga kryetar seksioni, sekretar, kryesia e degëve dhe anëtarë të bordit, anëtarë të këshillit kombëtar deputetë dhe këta nuk janë anëtarë të thjeshtë por delegatë të Kuvendit siç i përcakton statuti dhe delegatët nga një kuvend në tjetrin nuk ndryshojnë. Anëtarët e Kuvendit janë po ata.

Verifikimin e emrave të delegatëve që e kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së e bën kuvendi i jashtëzakonshëm. Edhe unë nuk i njoh të gjithë delegatët. Këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend, ky verifikim do të bëhet edhe në këtë Kuvend që është i jashtëzakonshëm.”, tha Paloka.

Duke e përjashtuar veten si firmëtar të mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së më 11 dhjetor Paloka thotë se duhet t’ i bindet vullnetit të shumicës për të mbledhur, pasi sipas tij PD është në krizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *