Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Ishte polic, natën punonte taksist! Kush është babai i dy fëmijëve, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik

Ishte polic, natën punonte taksist! Kush është babai i dy fëmijëve, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik

Prej të paktën 20 vitesh, ai punonte si punonjës i forcave operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve. Baba i dy fëmijëve e për t’ja dalë vështirësive ekonomike, gjatë orëve të natës punonte edhe si taksist.

Por në orët e para të mëngjesit, teksa Luan Cenollari po kalonte kryqëzimin tek “21 dhjetori”, u përplas nga një makinë që ecte me shpejtësi të lartë.

Makina drejtohej nga një 30 vjeçar, i cili rezultoi të ishte i dehur. Veç gjendjes nën efektin e alkoolit, i riu i quajtur Emirjan Doko hyri me semafor të kuq… madje në automjet i gjetën dhe një armë.

Aksidenti ishte i fuqishëm. Makina e drejtuar nga oficeri i policisë së burgjeve u godit në krah. Cenollari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë. Bashkë me të, ndërroi jetë dhe një pasagjer që ndodhej në makinën e oficerit, një 69 vjeçar. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë dhe forcën me të cilën është goditur makina e oficerit Luan Cenollari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *