Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > Stuhitë diellore “Kanibal” që po godasin tokën, shkencëtarët paralajmërojnë ciklin e frikshëm të Diellit

Stuhitë diellore “Kanibal” që po godasin tokën, shkencëtarët paralajmërojnë ciklin e frikshëm të Diellit

Ditët e fundit Toka u godit nga një stuhi e fuqishme gjeomagnetike, që sipas shkencëtarëve ishte rezultat i shpërthimeve të forta në sipërfaqen e yllit të sistemit tonë diellor. Në fakt stuhia kishte të gjitha shenjat që tregonin se Dielli po hyn në një cikël të ri, shumë më aktiv se më parë. “Gjërat po ecin shpejt, dhe presim që pikën e saj më të lartë, kjo fazë ta arrijë në 2025-ën”- u shpreh Bill Murtagh, koordinator i programit të Qendrës së Parashikimeve Hapësinore.

“Po shohim rritje të ndjeshme të aktivitetit që përkon me ashpërsim të ciklit diellor. Është një lloj faze zgjimi e Diellit”-shton Murtagh. Stuhia Cannibal u pasua dhe të tjera më të vogla të cilat mund të kenë ndikim jo vetëm në Tokë, por kërcënojë të dëmtojnë edhe satelitët në hapësirë. Me të arritur në Tokë, efketet e shpërthimeve diellore, mund të shkaktojnë një sërë fenomenesh hapësinore.

Ndërkohë Murtagh shprehet se ai dhe kolegët e tij po monitorojnë zhvillimet në kozmos për të paralajmëruar në kohë për problemet që i kanosen njerëzimit në një të ardhme jo fort të largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *