Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Kush është shqiptarja që qëlloi me breshëri mjekun e njohur para syve të fëmijës, kishin lidhje jashtë martese (FOTO)

Kush është shqiptarja që qëlloi me breshëri mjekun e njohur para syve të fëmijës, kishin lidhje jashtë martese (FOTO)

Ditën e sotme Greqia është tronditur pasi një grua shqiptare ka qëlluar me breshëri mbi ish të dashurin e saj me të cilin kishte një fëmijë, 13-vjeçare, vajzë.

Mes gruas shqiptare dhe burrit grek, i cili është qëlluar me dy plumba në bark dhe është në gjendje kritike për jetën, kishte një lidhje jashtëmartesore pasi ky i fundit është i martuar me një tjetër grua.

Nga kjo lidhje jashtëmartesore ka ardhur në jetë edhe 13-vjeçarja, e cila sot pa me sytë e saj se si babai u qëllua para shkollës së saj nga nëna e saj biologjike.

Mes burrit grek, me profesion mjek, dhe gruas shqiptare, të cilës mediat greke i referohen si artiste, kishte mosmarrëveshje të cilat e kishin fillesën tek beteja ligjore për të bijën.

Shqiptarja Klodiana Celo Pavlidou qëlloi para shkollës së vajzës së saj mbi ish të dashurin George Neos, mjek shumë i njohur në Greqi.

Vajza e mitur jetonte me babain dhe gruan e tij me origjinë angleze në Chalandri dhe për shkak të konflikteve ajo nuk kishte kontakte me nënën biologjike. Policia ka vënë në pranga shqiptaren ndërkohë i plagosuri gjendet në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *