Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Von Cramon: Kosova meriton të jetë në “Samitin për Demokraci”

Von Cramon: Kosova meriton të jetë në “Samitin për Demokraci”

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon tha se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit.

Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur në Twitter deklaratës së analistit politik kosovar Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës.

Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *