Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Ta varin, i shkruante fjalë turpi çupës”, flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës (Video)

Ta varin, i shkruante fjalë turpi çupës”, flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës (Video)

Ditën e djeshme drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit, Adriatik Haxhillari, ka ngacmuar s eksualisht 14-vjeçaren.

Gjyshja e kësaj të fundit për mikrofonin e Ora News, është shprehur se drejtori i shkruante që prej dy javësh i shkruante fjalë turpi në telefon të mbesës.

Gjyshja e të miturës shprehet se fillimisht kjo e fundit i ka treguar mësueses kujdestare e më pas e kanë marrë vesh ata.

“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën.”

Ajo thotë se 14-vjeçarja i ka prindërit në Greqi dhe për të kujdesen ata, ndërkohë shton se drejtori të marrë dënimin që meriton nga autoritetet.

Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin.”

Sipas gjyshes së të mitur, drejtori ka 4 vite në atë shkollë, ndërsa vajza prej dy vitesh ndjek shkollën në Pogradec, pasi më parë ishte në Tiranë.

“Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”

Gjyshja e të miturës është shprehur se kanë frikë që çojnë në shkollë.

“Kemi frikë ta çojmë në shkollë. Kemi frikë mos na e e godasin. Këto gjëra ndodhin tani.’- shprehet ajo.

Drejtori aktualisht ndodhet prapa hekurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *