Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Shaip Kamberi në parlamentin serb: Në Srebrenicë ka ndodh gjenocidi nga krimineli Mlladiq/Video

Shaip Kamberi në parlamentin serb: Në Srebrenicë ka ndodh gjenocidi nga krimineli Mlladiq/Video

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, edhe një herë ka shkaktuar nervozizëm në parlamentin e Serbisë duke folur rreth gjenocidit serb në Srebrenicë, raporton rtvpresheva.com

Fjalimi i plotë i z.Kamberi

“Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin”.
I nderuari kryesues,
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Mirëdita – Dobar dan
Gjenocidi në Srebrenicë paraqet krim lufte të ndodhur në vitin 1995 përgjatë kohës së luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Gjenocidi është përbërë prej vrasjeve masive, mirë të planifikuara e të kryera ndaj meshkujve dhe djelmoshave të arrestuar boshnjakë prej moshës 12 deri në moshën 77 vjeçare.
Këto vrasje i kanë kryer forcat e Ushtrisë së Republika Srpska nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq.

Kjo ngjarje konsiderohet si njëra prej masakrave më të mëdha në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore, në të cilën janë vrarë mbi 8000 persona.

Gjenocidi në Srebrenicë është vërtetuar nëpërmjet aktgjykimeve të shumta të gjykatave vendore, ndërkombëtare dhe atyre të rajonit.
Aktgjykime këto të bazuara e mbështetura në fakte të forta, dokumentacione relevante dhe dëshmi e dëshmitarë të shumtë.
Në mes të tjerash, kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë dhe rreth saj e ka vërtetuar edhe instanca më e lartë gjyqësore në sistemin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Tribunali Hagës i cili, ish komandantin e ushtrisë së Republika Srpska e ka dënuar me burg të përjetshëm për shkak të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj joserbëve gjatë luftës në Bosne dhe Hercegovinë.
Përveç komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, për gjenocid në Srebrenicë janë dënuar edhe Radovan Karaxhiq, Lubisha Beara, Zdravko Tolimir dhe Vujadin Popoviq.
Ju rikujtoi që Kuvendi i Republikës së Serbisë ka aprovuar Deklaratën për Srebrenicën ose Deklaratën mbi dënimin e krimeve me 31 Mars të vitit 2010 prandaj edhe nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që Rezoluta mbi dënimin e gjenocidit në Srebrenicë të mbështetet sot.
Baza ligjore për të votuar një Rezolutë të këtillë ekziston edhe në Ligjin mbi bashkëpunimin e Serbisë dhe Malit të Zi me Tribunalin Ndërkombëtar për ndjekjen penale të njerëzve përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish Jugosllavisë nga viti 1991.
(“Fletorja zyrtare e Jugosllavisë”, nr. 18/2002 dhe 16/2003 I.)
I cili në Nenin (2) thot: “Serbia dhe Mali i Zi do të respektojnë dhe do të realizojnë vendimet gjyqësore të Tribunalit ndërkombëtar për krime”.
“Serbia nuk mund të thirret në legjislacionin e saj vendor për ta arsyetuar mosrespektimin e obligimeve ndërkombëtare. Nëse legjislacioni vendor nuk është në përputhje me obligimet ndërkombëtare, ajo duhet patjetër e sa më shpejt të ndryshohet në mënyrë që të përshtatet me ato obligime”, thuhet në vendimin me të cilin i urdhërohet Serbisë të plotësojë obligimin e saj mbi bashkëpunimin me Tribunalin.
Siç ka thënë me një rast Kryeministri i ndjerë Z.Gjingjiq: “Na nevojotet drejtësia si koncept në kuadër të të cilit kryesit janë zbuluar dhe dënuar”.
Në këtë kontekst nëse Tribunali i Hagës ka dënuar Ratko Mlladiqin për kryerjen e gjenocidit, ne, me aprovimin e Rezolutës do ta dënojmë vetë idenë për të cilën Mlladiq ka vrarë muslimanët e pafajshëm.
Dhe për fund, duke ju ftuar që ta votoni Rezolutën, dua t’ua rikujtoj deklaratën e Eliea Wiesel, njeriut që në vitin 1986 morri çmimin Nobel për Paqe, cili me një rast u shpreh:
“Ne gjithmonë duhet të marrim një anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *