Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Videoja që i mori jetën të riut, v iktima i dërgoi momente intime të së motrës autorit të ngjarjes në Elbasan

Videoja që i mori jetën të riut, v iktima i dërgoi momente intime të së motrës autorit të ngjarjes në Elbasan

Një video e dërguar në celularin e Ardit Hidës ku në të shfaqej motra e tij e mitur në momente intime, raportohet se është bërë shkak i v rasjes së Florenc Kovaçit dhe p lagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja ka mësuar nga familjarët se video në celularin e autorit, Arditit, e ka dërguar viktima 26-vjeçari Florenc Kovaçi. Në këtë video shfaqej motra 14-vjeçare e Arditit në momente intime me Mikel Kovaçin. Pas kësaj ndodhie Ardit Hida ka qëlluar me thikë duke lënë të plagosur rëndë 19-vjeçarin Mikel Kovaçi, ndërkohë ka vrarë po me thikë 26-vjeçarin Florenc Kovaçin.

E pyetur nga gazetari Aldo Kozarja, vajza për të cilën ndodhi sherri, është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë.

Gazetari: – Ka një moment ku dikush më thotë nga familja jote që viktima në këtë rast ka pas sajuar një video të cilën ia ka dërguar Arditit. Nga momente intime tuajat dhe ka detyruar Arditin që të shkojë të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?”

E mitura: – Tek kjo pjesë nuk kam qenë farë në dijeni. Këtë pjesën pasi e thanë shefat e komisariatit të Elbasanit e mora vesh. Se nuk e dija fare. Se thuhet se në fillim kanë bërë një sherr dhe pastaj ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi për herë të dytë”

Vajza ka treguar për ABC të gjithë ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit. Ardit Hida 24 vjeçari i cili kreu krimin është vënë prapa hekurave vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë motra e mitur e Ardi Hidës, e cila kishte lidhje intime me Mikel Kovaçin.

Motra e autorit shprehet se shpesh herë ikte nga familja për të qëndruar me Mikel Kovaçin dhe me të po ashtu shoqërohej edhe viktima Florenc Kovaçi. Vajza e mitur mes të tjerash pranon se është dhunuar disa herë nga ish i dashuri i saj Mikel Kovaçi, i cili u plagos rëndë në ngjarjen e 5 nëntorit.

Megjithë këtë fakt të rëndë ku tregon se trupi i kishte pësuar nxirje nga dhuna, ajo shprehet se nuk e ka denoncuar ish të dashurin e saj për dhunë.

Burime për gazetarin bënë me dije se shkaku që e detyroi Ardit Hidën që të merrte aktin ekstrem ishte një video që i kishte ardhur në celularin e tij nga Florenc Kovaçi. Në video ishin momente intime të 14-vjeçares motrës së autorit. Lidhur me këtë fakt e mitura para kameras së ABC ka mohuar të kishte dijeni, ndërsa është shprehur se këtë e ka mësuar vetëm kur ishte thirrur në komisariat.

Një tjetër vakt tronditës është se e mitura pohon të jetë përdoruese e drogës, duke thënë se veprimet që bënte shpesh herë ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Intervista e plotë:

“Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovacin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaci kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike”

– Kur thoni lëndë narkotike, çfarë substancash keni përdorur?

“Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.”

Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?

“Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.”

– Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?

“Po , familja ime po”

-Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?

“As vetë nuk e di. As vetë.”

– Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?

“Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar”

– Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?

“E di. Nuk do ndodhte”

“ Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë.”

“Jam e vetëdijshme!”

– Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?

“Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjehstë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë”

– Pse nuk po shkon?

“Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjendje të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.”

/abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *