Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Një qytetare e vetme zuri krejt pushtetarët e VV në shesh dhe i bëri horë: “Asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë”

Një qytetare e vetme zuri krejt pushtetarët e VV në shesh dhe i bëri horë: “Asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë”

Një qytetare e Kosovës ka ndalur krerët më të rëndësishëm të vendit në sheshin e Prishtinës dhe i ka futur në siklet të madh.

E vetme përballë gati krejt pushtetarëve të rëndësishëm në Kosovë nga Vetëvendosje, qytetarja me emrin Adelina Berisha ka kërkuar veprime institucionale për [sic] vrasjen e vëllait të saj.

Më poshtë keni pjesë nga shkëmbimi i saj me pushtetin, e në të cilin rast kryeministri Kurti ka qëndruar i heshtur dhe ai që është përgjigjur nuk ka qenë as Sveçla, as Konjufca por Hekuran Murati që është ministër i Financave, përcjell Periskopi.

Po ju pyes juve dhe z. Sveçla, vëllai jem Luan Berisha – zyrtar i lartë në Doganë – është vra në oborr të Doganës me 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash… kemi kërku takim, na keni injoru, nuk ka kurrgja deri tash. Po du me ju pyet a jeni tu e luftu krimin qysh na keni premtu, apo jo?” – thotë znj. Berisha.

“Jon duke e luftu organet e rendit” – ka thënë z. Hkuran Murati.

“Jon tu u marrë edhe mirren, të gjitha,” ka vazhduar ai.

“Sveçla qysh na ka kthy përgjigje, asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë nuk na ka kthy përgjigje. Nuk kemi përgjigje qe 6 muaj e gjysmë, na keni injoru totalisht.” – ka përfunduar ajo, dhe është larguar nga vend-ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *