Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Gjenden të pajetë djali 3 vjeç dhe ish-burri i stilistes së famshme

Gjenden të pajetë djali 3 vjeç dhe ish-burri i stilistes së famshme

Djali i një stilisteje 3 vjeç dh eish-bashkëshorti i saj janë gjetur të pajetë në Portugali. Trupat e Clemens Weisshaar, 44 vjeç dhe djalit Tasso u gjetën pranë fshatit Santa Margarida da Serra, në një zonë malore 80 milje në jug të Lisbonës.

Weisshaar vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me plumb në kokë, ndërsa djali Tasso u gjet brenda një makine të djegur.

Zbulimi u bë një javë pasi nëna e djalit Phoebe Arnold, stiliste e njohur dhe drejtoreshë në revistën e modës Elle, raportoi humbjen e tyre. Ajo priste që ish-bashkëshorti t`i sillte djalin, pasi kishte javën për të qëndruar tek ajo (çifti ishte divorcuar). Mendohet se kur u gjetën, kishin 3 ditë që e kishin humbur jetën.

Ndërkohë që është ende e paqartë se si dhe kush e ka shkaktuar vdekjen e djalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *