Sunday, December 5, 2021
Home > Women Nutrition > DETAJET/ Ruzhdi Hoxha u gjet nga celulari i tij. E kishte gjetur në tokë një taksist dhe ia kishte shitur në servis

DETAJET/ Ruzhdi Hoxha u gjet nga celulari i tij. E kishte gjetur në tokë një taksist dhe ia kishte shitur në servis

Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt. elefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë shkollës së Bashkuar, nga një taksist.

Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet.

Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale.

Klodiana Lala zbuloi se pasi u identifikua taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur, dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *