Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Tensionet e fundit, Escobar sot në Bosnje dhe Hercegovinë

Tensionet e fundit, Escobar sot në Bosnje dhe Hercegovinë

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbërrijë sot në Bosnje dhe Hercegovinë.

Escobar ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë.

Unë me të vërtetë dua që njerëzit në Bosnje ta dinë se ne jemi të përkushtuar që nuk do të ketë luftë. Dhe, më besoni, të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe nënshkruesit e tjerë të Dejtonit, ku përfshihet Kroacia dhe Serbia janë të përkushtuara që të mos shohin një luftë në rajon”, ka thënë Escobar në një intervistë për REL, dy ditë më parë.

Tensionet në Bosnje janë në rritje pasi entiteti i Republika Sërpska ka ndërmarrë disa veprime kohën e fundit, të cilat janë vlerësuar se po dëmtojnë rendin kushtetues të vendit dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, njëherësh anëtar i presidencës trepalëshe, Millorad Dodik, ka kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe.

Escobar ka thënë se do të fliste me ambasadorin e ShBA-së në Sarajevë, para se të shpallte sanksionet e mundshme, pa specifikuar se cilat sanksione mund të ishin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *